Peka: Nëse Apeli vendos pro Berishës, bashkohen deputetë të tjerë. Ambasadorët do ta njohin lidershipin e ri

Peka: Nëse Apeli vendos pro Berishës, bashkohen deputetë të tjerë. Ambasadorët do ta njohin lidershipin e ri

Juristi Avenir Peka komentoi në emisionin “Aranutistan” në MCN TV konfliktin në PD. Ai u shpreh se nëse Apeli vendos në favor të Berishës, atëherë pjesa dërrmuese e deputetëve që shkojnë në takim me Alibeajn, do ta braktisin. Po ashtu Peka tha se ka një zbehje të ndërkombëtarëve në raport me grupimin Alibeaj. Ai u shpreh i bindur se BE dhe PPE do të njohë kryetarin e PD që do të legjitimojë Gjykata e Apelit.

Nëse bën analizë të ftohtë, kemi një krah që duket që ka bazën me vete, të z.Berisha. Ke edhe një grup mbështetësish të z.Basha që po përpiqen të bëjnë dëm. Bëjnë dëm sepse PD s’ka të ardhme me ta. Ata janë njerëz pa elektorat. Edhe kur del ndonjëri prej tyre në takime, në kafe lagjesh, 5 veta maksimumi. Në 6 mars nga sondazhet e bëra nga foltorja, 20 për qind e elektoratit s’e kishte idenë që PD ishte e përçarë. Fakti që kishte një logo, domosdoshmërisht janë të lidhur me logon. Edhe ne që ishim te grupimi tjetër na dhimbte fakti që po ndesheshim me logon. Sot pjesa e logos është qartësuar. Prandaj them që është një grupim që ka pjesën më të madhe të bazës dhe një grupim tjetër që s’ka elektorat. Nëse edhe Apeli vendos që PD i përket grupimit që e ka, te grupi parlamentar, pjesa që i shkon në takim Alibeajt, përveç një grupimi të vogël që do i bashkoheshin partisë së re, pjesa tjetër do vinte këtej. Ata janë kategori deputetësh që po presin, të pavendosur. Tre, katër veta i shoh të vështirë për t’u zhvendosur, pjesën tjetër s’e shoh problem. Këta kanë shpresuar se duke pasur ndërkombëtarët kanë gjithçka. Çfarë ndodhi me Bashën?! S’është më kryetar. Kështu do ndodhë edhe me të tjerët. Shoh që ka zbehje të ndërkombëtarëve me këtë grupim. Ka një farë distancomi. SHBA ka axhendën e saj, këta të tyren.  Vendet e BE dhe PPE kanë shprehur pozicionim të baraslarguar dhe asnjanës. Po presin të mbarojë saga, që është me vendimin e gjykatës. Rasti i SHBA-ve është i ditur, jo surprizë, për shkak të rrethanave. Nuk është se ka një izolim. Nëse nesër del vendimi i gjykatës ambasadorët do vihen në radhë për të krijuar kontakte me lidershipin e ri.

Ai u shpreh se retorika e Berishës nuk është in extremis duke parë rrethanat që ka krijuar pushteti i Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy