‘Ky burrë ka kohë që ka hyrë në karantinë mendore!’ Me këto fjalë i është drejtuar PD kryeministrit Rama teksa ky i fundit në Vlorë tha përpara qytetarëve që Shqipëria nuk ka asgjë më pak se Turqia, Italia apo Anglia në luftën kundër COVID.
PD shkon më tej duke deklaruar se kryeministri është bërë gazi i botës, ndërsa nënvizon se gjëra të tilla do dëgjohen me shumicë deri me 25 prill kur janë edhe zgjedhjet.
"Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill", shkruan PD.



