Komisioneri për zgjerimin europian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se shefja e ONM-së, Genoveva Calavera, është bashkëpunëtore e Edi Ramës.
Varhelyi thotë se pavarësisht presionit Reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqësorit nuk do të ngadalësohen.
"Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të ngadalësohet, pavarësisht presionit,"- shkruan Várhelyi.



