Reforma Territoriale/ Bylykbashi: PD do të marrë pjesë për të bërë më të mirën

Reforma Territoriale/ Bylykbashi: PD do të marrë pjesë për të bërë më të mirën

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi ka reaguar përmes një deklarate për media mbi reformën territoriale.

Ai vë në dukje se pushteti është sot i centralizuar, por PD do të marr pjesë në proces për të bërë më të mirën.

Dua ta them që në fillim se Reforma Territoriale ka dështuar që në vitin 2018. Ajo që ne dimë sot është që është larguar pushteti zgjedhur nga qytetarët, pushteti tashmë është centralizuar.  Partia Demokratike e ka denoncuar këtë aferë. Partia Demokratike ka mendim të qartë për të marrë pjesë dhe për të bërë më të mirën. Gjithashtu në kuadër të sekretariatit për pushtetin vendor është ngritur sekretariati në çdo rreth ku do të mbledh kotributin e të gjitha viteve që Partia Demokratike ka pasur në reformën territoriale. Reforma territoriale është një instrument që nuk duhet humbur, sepse diçka e bërë keq për interesa të vogla politike sjell pasoja të rënda më pas. Kemi shpërndarë një pyetësor për të mbledhur mendime në çdo anë përsa i përket kësaj. Kemi kapacitetet për të çuar një Reformë Zgjedhore, pas rreth 9 muajsh do të jenë edhe zgjedhjet vendore.  Theksoj se ky do të jetë një vendim politik, që do të ketë mbështetjen politike. Nuk do të jetë një reformë false si ajo e vitit 2014, por një reformë territoriale e pushtetit vendor afatgjat".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy