Manja: Ndëshkim çdo noteri që shërbimin publik e ka kthyer në pazar në kurriz të ligjit

Manja: Ndëshkim çdo noteri që shërbimin publik e ka kthyer në pazar në kurriz të ligjit

“Pastrimi fillon nga vetja”. Ky ka qenë qëndrimi që Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka mbajtur gjatë takimit me kryetaren e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi.

Për Ministrin e Drejtësisë nuk ka qëndrim të dytë për ata noterë që shërbimin dhe besimin ndaj publikut e kthejnë në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.

“Çdokush do të përgjigjet para drejtësisë, duke qenë jo vetëm subjekt i drejtorisë përkatëse të profesioneve të lira në ministri, por edhe të Drejtorisë Antikorrupsion”, është shprehur z.Manja.

Më pas të dy zyrtarët, ranë dakord për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim përmirësimin progresiv në çdo aspekt të marrëdhënies që noterët kanë me qytetarët përgjatë punës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy