Dy kandidatët në KLP e KLGJ, ishin gjyqtar e prokuror në komunizëm

Dy kandidatët në KLP e KLGJ, ishin gjyqtar e prokuror në komunizëm

Pasi dështoi në miratimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak se nuk u siguruan 94 votat, kufiri minimal i përcaktuar në Kushtetutë, detaje të tjera kanë dalë për kandidatët që ishin pjesë e listave.

Zëri i Amerikës, raportin se përveç Kozma Janos, për të cilin Partia Demokratike nxorri një dokument që e lidhte me sigurimin e shtetit, janë edhe dy kandidatë të tjerëm “problematikë”.

“Mes tyre figurojnë madje dhe dy emra të seleksionuar nga radhët e avokatëve, Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti, që sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të kenë marrë pjesë, Luli si gjyqtare dhe Seiti si prokurore, në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991”, thuhet në raportin e Zërit të Amerikës.

Ndërkohë procesi së bashku me listat prej 10 kandidatësh të këtyre institucioneve do të rikthehet sërish në Komisionin ad-hoc të Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy