
Kreu i dhomës së avokatisë Fatmir Braka në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’ e cilësoi si një domosdoshmëri kryerjen e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se problemi negativ i saj ishte fakti që nuk u kompensuan më herët personat e larguar nga vetingu duke krijuar vakanca.
Po të shohësh reformën në drejtësi ishte e domosdoshme sepse u fol që duhej bërë për arsye që dihen. Por që reforma në drejtësi nuk ka arritur sukses është për shkak të mungesës së personave në drejtësi, nëse ishin parashikuar largimet atëherë duhet të ishin futur prurje të tjera para. Ky mendoj është problemi më negativ i reformës që nuk u kompensuan njerëzit që u larguan nga reforma në drejtësi. Kam qenë i mendimit që të nisë kjo reformë në drejtësi dhe theksoj se një nga pasojat e kësaj reforme është harta gjyqësore.



