
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në konferencën e sotme për media, bëri të ditur se nesër do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij.
“Nesër do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka uruar Albin Kurtin, duke thënë se suksesi i tij është i giithë Kosovës dhe dështimi i tij na kushton të giithëve.
“Sot deputetët e Kuvendit kanë konstituar dhe kanë zgjedhur Qeverinë. Më lejoni t’i uroj kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin dhe suksesi i tyre është sukses i Kosovës dhe dështimi i tyre na kushton të giithëve. Për mua ka qenë nderë të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Kemi arritur sukses të plotë në realizimin e objektivave në menaxhimin e pandemisë kemi arritur ta shumëfishojë numrin e testimeve”, tha Hoti.
“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA’së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Hoti.
“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar. Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.
‘LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jonë në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, tha Hoti.



