
GJKKO ka vendosur të shtyjë seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Shkak është bërë mungesa e avokatit për Meriman Palushin, njëri prej të pandehurve në hetimet ndaj Veliajt, ishte pa avokat mbrojtës.
GJKKO vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së, Plarent Ndreca, si avokat të Veliajt, pas kërkesës së këtij të fundit.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve në burg.



