A humbi apo fitoi sot Sali Berisha

A humbi apo fitoi sot Sali Berisha

Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje rezultatin final të protestës së sotme: ishte ajo një fitore apo një humbje. Ish-kreu i PD-së tha se protesta pati karakter paqësor, por selia nuk u çlirua. Megjithatë, protesta nxorri në pah murosjen e Bashës brenda mureve të Kryeministrisë.  

Selia e PD siç e patë nuk është e Partisë Demokratike, por është objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo harroje se është seli e partisë. Është bunker personal i Lulzim Bashës. Tani natyrisht protestuesit paqësore besonin se policia nuk mund të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri dhe fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur qoftë në seli, qoftë jashtë saj qoftë nga forcat e rendit dëshmon karakterin paqësor të kësaj proteste. Nëse nuk u çlirua selia, do t’i marr hua shprehjen një kolegut tuaj, Andi Bejtes: Lulzim Basha u muros në muret e kryeministrisë. Kjo është shumë, një motivim edhe më i madh për popullin opozitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy