Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda lidhur me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga SPAK në banesën dhe zyrat e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, si dhe te persona të lidhur me kompaninë shtetërore KAYO.
Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, Berisha pretendoi se Ron Yeffet, në bashkëpunim me Ergys Agasin, Belinda Ballukun dhe ish-kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni, "kanë kontrolluar gjithçka në këtë vend".
Sipas liderit të opozitës, kryeministri Edi Rama i ka dhënë kompanisë së Yeffet, Ardi Veliut dhe zonjës Puca një fond prej 40 milionë eurosh për blerje automjetesh përmes një skeme të pastër korruptive, ku makinat e blera me ato para publike ia rrishitnin sërish shtetit shqiptar për të ndarë fitimet.
Ne informojmë non stop aleatët tanë. E vërteta është që Ron Yeffet, në bashkëpunim me Ergys Agasin, Belinda Ballukun dhe Vlora Hysenin ka kontrolluar gjithçka në këtë vend. Edi Rama i ka dhënë kësaj kompanie 40 milionë euro, kompanisë së Yeffet, Ardi Veliut dhe zonjës Puca.
Kanë blerë makina të cilat i ka blerë po qeveria shqiptare. Japin paratë, blejnë paratë, dhe makinat e blera ia shesin Edi Ramës. Ndajnë paratë me Edi Ramën prapë. Nuk ka skemë më korruptive se sa kjo.



