
Bashkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia ditën e sotme ka dalë me një tjetër njoftimi për shtyp ku ka reaguar ndaj Vangjel Tavos duke ecilësuar kandidat të importuar me listë të importuar.
Ata shprehen se Tavo ka manipuluar edhe listat e votimeve me familjarë e të afërm, por që sipas tyre Himara nuk i trembet hajdutëve të zgjedhjeve pasi Himara nuk fitohet me emigrantë nga Dropulli!
Postimi i plotë
Miq, votues, Himarjotë , shqiptarë ku do që jeni, të angazhuar apo të pa angazhuar në fushatë, tifozë, asnjanës, indiferentë, partiakë, ju që e doni demokracinë por edhe ju që nuk e doni, ndalni një çast të reflektoni….
V.Tavo kandidati i Pushtetit për Kryetar Bashkie në Himarë, i importuar nga Dropulli për të qeverisur Himarën se “mbaruan” djemtë e Bregut dhe Himarës erdhi në këtë fushatë absolutisht i sforcuar, pa mbështetjen e Himarjotëve, pa asnjë kontribut real për Himarën, pa asnjë kontribut për njerëzit e saj, i mbështetur nga konjuktura të dyshimta dhe grupe interesaxhinjsh që Himarës i synojnë plazhet, tokat dhe rrogat në Bashki. V.Tavo erdhi se është ushtari i Kryeministrit Rama që do të mposhtë shpirtin e Himarës …
Sado që i vodhën një palë zgjedhje, nuk ngopen në zullume e paudhësi, duan të vjedhin përsëri… Sado që ka çdo pushtet të mundshëm dhe ushtron çdo ndikim, të ligjshëm dhe të paligjshëm ndaj votuesve për tu marrë votën me premtime boshe dhe mashtrime , ky i pa turp qe Himarën do ta bejë çifligun e tij e të shokëve të tij të importuar nga Saranda , Gjirokastra , Dropulli , Tepelena dhe Vlora ka manipuluar edhe listat e votimeve me familjare e të aferm.
Siç e do tradita e hajdutëve, nuk rrinë dot pa futur duart në lista e pa trukuar rezultatet. Nuk përmbahen dot … Bashkelidhur do të shihni sesi V.Tavo ka regjistruar në Borsh te Himarës familjen e vëllait të vet Grigor Tavo , Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo. Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish Kryetarit te Bashkisë Dropull Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka, Eli Taqi Decka, Kristina Ahilea Decka.
Si ka regjistruar po nga Jorgocti ne Borsh Redjan Gjini , Nisli Gjini , Mustafa Gjini , Fatbardha Gjini , Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini .
Këta votues dhe shumë të tjerë që do bëhen publike ne vijim nuk i lidh asgjë me Borshin dhe Himaren. As jetojnë aty dhe as kane shtëpi aty. Ata kanë ardhur të manipulojnë dhe ndryshojnë rezultatin zgjedhor. Këta te gjithë jane bashkëpunëtorë në krime zgjedhore.
OMONIA Himare i bën thirrje Goles të rrije ne Lekures qe e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë, Ahilese të rrijë në Dropull se aty e ka vendin dhe te përdorurve te tjerë ti thërrasin mendjes se s’kanë për ti shpëtuar drejtësisë!
Bregu është vend i ashpër ….e thotë kënga e trashëguar ne breza …. O budallenj, se fitoni dot Himarën me emigrante nga Dropulli ! Kaq për sot … Ne nuk i druhemi betejës, ne nuk i trembemi hajdutëve të zgjedhjeve! Nuk e mundni dot Himarën ! Ne do të fitojmë! Himara jemi ne! Petro Gjikuria biri i Dhërmiut dhe Himarës heroike do të jetë Kryetari i ri . Bashkise Himare.



