
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme deklaratën e kreut të FIFA-s, Gianni Infantino i cili gjatë konferencës për mediat, në nisje të Botërorit të Katarit, vlerësoi Shqipërinë që hapi dyert për refugjatët afganë.
Në deklaratën e tij, Infantino tha se të gjithë vendet evropiane e amerikane, shtete e Amerikës së Veriut, mbyllën dyert duke kërkuar falje se nuk mundeshin ti prisnin.
Rama e konsideroi këtë një moment krenarie për Shqipërinë.
“I vetmi vend që tha: ‘Mirë sillini këtu se ne e dimë çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt”, ishte Shqipëria. Dhe miku im, Edi Rama, tha: Ato janë të mirëpritura në Shqipëri ku mund të ndërtojnë një të ardhme”. K
ështu Shqipëria hapi dyert. Nga të gjithë vendet, Shqipëria u hapi dyert refugjatëve afganë që duhej të iknin sepse luanin futboll në Afganistan.



