Rama: Dumani burrë i ndershëm, por shpatën drejtësisë ia dorëzova unë

Rama: Dumani burrë i ndershëm, por shpatën drejtësisë ia dorëzova unë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në rubrikën “Sy më Sy” se i dorëzoi shpatën e drejtësisë dhe kreut të SPAK Altin Dumani.

Kreu i qeverisë thotë se Dumani ishte një prokuror me integritet, por para reformës në drejtësi, nuk thirri asnjë person të pushtetshëm për ta hetuar. 

"Altin Dumani është një burrë i zoti. Është një burrë i ndershëm me integritet prej shumë vitesh në sistem. E kishte dëgjuar ti ndonjëherë Altin Dumanin që ekziston a s’ekziston? Aty ishte Altin Dumani prokuror. Kishte thirrur ndonjëherë Altin Dumani ndonjë njeri me pushtet dhe t’i thoshte hajde këtu?

Kishe parë ti ndonjëherë që njerëzit me pushtet të shkonin të parakalonin para prokurorisë me të gjitha kamerat aty si në festivalin e Kanës që është histori më vete kjo por po flasim njëherë për këtë. I kishe parë gjithë këto gjëra ti? Po nga erdhi ky Altin Dumani, nga hëna erdhi? Jo, një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra por nuk kishte shpatën.

Se shpata ishte këtu, tek kjo zyra këtu. Shpata ishte si pajisje këtu në zyrë që ia përcillnin njeri pas tjetrit të gjithë nga qeveria e parë, tek e dyta tek e treta pastaj tek mbreti, pastaj tek diktatori, pastaj tek presidenti, bufi domethënë kur ishte president që mori futi në burg kundërshtarin e tij politik, kryetarin e PS përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që e kishte këtu.

Dhe ky burri që po flet ti tani, që e shikon në ekran, atë shpatën ia mori ia dorëzoi drejtësisë. Altin Dumanit me kompani se Altin Dumani është sot drejtuesi por ishte dikush tjetër, po e sjell si shembull meqë është drejtuesi i SPAK e meqë nuk i kanë lënë rob shtëpie e nuk i kanë lënë gjë pa i thënë për turpin  e tyre dhe që ka gjithë solidaritetin tonë dhe flet ti bashkë me Lulin se bufi thotë diçka tjetër do ta shkrijë SPAK në 12 maj.

Në fakt në 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë që do ndodhi kur të fillojë të hapen kutitë e të dali Noc Rokun aty për bufin dhe kua-kua-të po kjo është temë tjetër".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy