Ka shpërthyer deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi kundrejt kryeministrit Rama ditën e sotme (19 qershor), pasi Rama i përmendin emrin ditën e djeshme në Kuvend.
Në një dalje për median në ambientet e jashtme të kryesisë së Kuvendit, Maliqi akuzoi Ramën se ka kërcënuar Bashën me mesazh për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Gjithashtu tha se ka video që sipas tij u zbulojnë fytyrën e vërtetë të kryeministrit Rama.
“Ditë e zezë për demonin e beut të Surrelit, sepse mbrëmë pe votoi amandemitin e 15 kushteve. Për shqiptarët dhe socialistët është ditë zie sepse kultura është e varfër ka humbur jetën Moikom Zeqo. Ky ishte një akademik i pashpallur nga rilindja e krimit”, tha Maliqi.
Ai theksoi se ka muaj që ka bërë kërkesa për interpelanca, pasi i ka përmendur emrin, duke qenë sipas tij se nuk e ka në rresht. Maliqi tha se nëse ky Rama është burrë, të ballafaqohet me të në parlament, duke shtuar se do ta zhveshë lakuriq.
“Nuk mungojnë videot dhe kamerat e këtij puçisti të 21-janarit”, tha ai
Maliqi deklaroi se ai i infiltruar që kishte në grupin e zjarrit që qëlloi mbi turmë për të bërë çmos që ta marë pushtetin me dhunë.
“Unë di shumë për të dhe do t’i bëjë publike. Ky që bën sikur nuk ka frikë. Paketorin e ke aty. Ky njeri që dje kërcënoi me mesazhe Bashën, se ka frikë se do të humbë. Prandaj kërcënon se do të grisë marrëveshjen, duke blerë deputetët e opozitës së re. Dhelprën me dy koka do e shohësh shumë shpejt”, deklaroi ai.
“Do t’ua them me emra ku ka qenë. Do t’ia them me sy se sa trim është, po bën batuta krimi. Ky do të bjerë shumë shpejt dhe nuk ka lidhje me socialistët. Le të merret me mua, se unë nuk e ha presionin. Ky do të ikë me turp, nuk ka moral familjar. Opozita e bashkuar është drejt fitores. Nëse do t’i bashkohet partia e re e oligarkëve le t’i bashkohet, por ky nuk fiton vota”, tha Maliqi.



