Rama për banesat e reja te “5 maji”: Të pastrehët e tërmetit do marrin falas pasurinë që rritet

Rama për banesat e reja te “5 maji”: Të pastrehët e tërmetit do marrin falas pasurinë që rritet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sonte se banesat e ndërtuara në zonën e 5 Majit në Tiranë për familjet që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit, janë tashmë gati.

Rama shkruan se pas pak vitesh kjo do të jetë zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagjja më moderne në kryeqytet.

“Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend do të jetë pas jo shumë vitesh, zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”); me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim

Krenar që të pastrehët e tërmetit në Tiranë do t’i marrin falas apartamentet e këtyre lagjeve, si një pasuri të patundshme e cila vetëm do të rritet”, shkruan Rama.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy