
Endri Shabani, ish-kandidat i Nismës Thurje për deputet ishte i ftuari i radhës në emisionin “Arnautistan” në MCN TV. Gjatë intervistës së tij, Shabani tha se është I shqetësuar për influencën e Erdoganit në Shqipëri për shkak të promovimit që synon të bëjë.
Gjatë bisedës ai po ashtu foli për Elvis Naçin si një nga personat më me ndikim në Shqipëri për të cilin tha se sa herë ka folur hapur për të është përballur me një presion social të jashtëzakonshëm.
“Shihni sot kush ka mbështetje shumë të madhe, 140 mijë pëlqime në rrjetet sociale, ai është Elvis Naçi dhe nesër mund të synojë në politikë. Më shqetëson influenca e Erdoganit në Shqipëri, është problem çfarë synon të promovojë ai. Ai promovon autoritarizmin dhe fenë si i do qejfi. Demokracia në këtë moment bie dhe dalëngadalë ngrihen personazhe që mund ta konvertojnë këtë në një pozicion politik. Diktaturën ne e kemi provuar, e dimë që të vjen dhe se heq dot më. Më shqetëson fakti që po bien institucione dhe po ngrihen individë dhe modele. Ka gjëra që kam folur hapur për Elvis Naçin dhe presioni social ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë kam folur dhe flas hapur por kjo më tregon mua çfarë mbështetësish ka”, tha Shabani.



