
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është drejtuar me një apel qytetarëve shqiptarë pas situatës së krijuar me grushtin e shtetit të grupit “Wagner” në Rusi. Një njoftim ka dalë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku udhëzohen të gjithë personat që kanë udhëtime drejt Rusisë, të ndërmarrin hapa të duhur nëse u gjendet e nevojshme. Për këtë, sipas njoftimit zyrtar, MEPJ po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme. Ndërkaq, të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët gjenden aktualisht në Rusi, kanë mundësi të kontaktojnë në dy numra telefoni dhe një adresë email-i, si më poshtë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; embassy.moscow@mfa.gov.al Ndër të tjera, shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën: dk@mfa.gov.al.



