Protesta, Xhymshiti: Rama po e kërkon shpëtimin te kërbaçi (VIDEO)

Protesta, Xhymshiti: Rama po e kërkon shpëtimin te kërbaçi (VIDEO)

Gazetari Vudi Xhymshiti nga Kosova, për protestën në Tiranë thotë se Edi Rama e ka humbur busullën e vlerave demokratike.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Rama po e kërkon shpëtimin te kërbaçi dhe kjo tha ai tregohet nga ofrimi i 2500 eurove për efketivët e policisë në protestë.

 

Protestat janë të domosdoshme kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të vërteta, ajo që është aspak e befasishme, është për tu vëzhguar reagimet e qeverisë. Rama doli dhe iu ofroi dhe shpërblime policisë se kush do të jetë më brutal ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, do iu japë 2500 euro. 

 

Kjo tregon se zoti Rama e ka humbur idenë e vlerave të demokracisë. Po e kërkon shpëtimin te kërbaçi. Rama duhet të bisedojë me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, për agjenturat e huaja. 

 

Pyetja që duhet shtruar ndaj zotit Rama, është se kush po i bën këta qytetarë dhe studentë të dalin në rrugë, pikërisht qeverisja e tij 13-vjeçare. 

 

Edhe vallëzimi i zotit Rama në lojën gjeopolitike për interes të Rusisë dhe Serbisë, kundër interesave të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy