Basha: Institucionet në duart e Zotit, siguria në shkolla alarmante

Basha: Institucionet në duart e Zotit, siguria në shkolla alarmante

Drejtuesi i departamentit të sigurisë në Partinë e Lirisë, Faik Basha, për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, deklaroi se drejtuesit e institucioneve arsimore janë të fokusuar drejt korrupsionit dhe se e vetmja CV e drejtuesve është që të jenë militantë të partisë.

Duke folur për MCN Live, Basha tha se kur në parlament mbahej 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit, ministrja dhe zëvendëskryeministrja shkriheshin të qeshuri dhe se aty kuptohet se nuk kanë dhimbsuri dhe kanë humbur kontaktin me realitetin.

Ne institucionet arsimore i kemi në duart e Zotit dhe nuk varet më nga përkushtimi i njerëzve që marrin detyra shtetërore.

Nuk është e thjesht të mbash një detyrë shtetërore dhe të përfitosh nga privilegjet, por është një detyrim që ti ke ndaj komunitetit që të ka besuar.

Ka rënë drejtimi kryesor qendror i institucioneve. Siguria në shkolla është alarmante.

Pikërisht për shkak të mungesës së sigurisë, prindërit mundohen që ti çojnë fëmijët jashtë.

Dhe më pas ata që nuk fitojnë dhe nuk kanë mundësi që t’i përballojnë fillojnë dhe i çojnë këtu.

Në një vlerësim të para gjashtë muajve, fëmijët 14-16 vjeçarë dolën me nivelin më të ulët të njohurive në botë, kjo është një situatë alarmante dhe tregon se në çfarë niveli është situata.

Edhe oficerët e sigurisë dhe një zinxhir i tërë që kur e shikon në letër krijon idenë se ne jemi vendi që ofron më shumë siguri.

Por nga ana tjetër në afërsi të shkollës ndjen era hashash dhe në shkollë mund të hyjë dhe dalë kushdo me thika dhe hanxharë dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe jep llogari dhe fëmijët janë në mëshirë të fatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy