
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, deklaron në Samitin e BE-së se negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë janë në zhvillim e sipër. Ai u shpreh se qëndrimi i Greqisë mbetet konstant në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi se me Shkupin kërkojmë një kompromis të ndershëm.



