Gazetari Andon Kello në një raportim nga Kuvendi bën me dije se sot do të jenë 16 pika në rendin e ditës, ku çështja më e rëndësishme është miratimi i ligjit për Lojërat e Fatit. Kello bën me dije se sot nuk pritet të ratifikohet marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët pasi nuk është zbardhur nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu nuk pritet të miratohet sot amnistia penale.
Në axhendë janë një sërë çështjesh të rëndësishme, me në krye miratimin e ligjit për Lojërat e Fatit. Drafti është gati pasi ka kaluar të gjitha komisionet parlamentare dhe sot Parlamenti do të japë verdiktin nëse do të rikthehen bastet sportive pas 7 vitesh. Sot nuk do të ratifikohet marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, pasi Gjykata Kushtetuese s’ka zbardhur ende vendimin. Në pikat e tjera janë disa marrëveshje me vendet e huaja dhe amnistia penale sërish nuk kalon ditën e sotme, përveçse nëse futet me procedurë të përshpejtuar. Kemi një shtim të gardës, të cilët janë qëlluar me miell nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Gardistët s’i kanë lejuar as të hyjnë te dera deputetët e përjashtuar. Sot janë 16 pika në axhendë me në krye Lojërat e Fatit, që është më i rëndësishmi”.



