Kryeministri Rama ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në përurimin e sheshit “Skënderbej”. Rama tha në fjalimin e tij se disa ditë më parë, ai u përlot teksa kalonte me Lindën afër sheshit.
Kryeministri në fjalimin e tij theksoi se shumë herë kishte menduar se sheshi nuk do të bëhej kurrë.
Ai tha se ka luftuar 1- vjet që Tirana ta ketë sheshin e saj.
“Më besoni ose jo, kjo është hera e parë që unë nuk shkruaj një fjalim. Disa kohë më parë po kaloja me Lindën afër sheshit u përlota. Shumë herë kam menduar se sheshi nuk do të bëhej kurrë”, tha Rama.
“Gjithashtu ky shesh nuk do ishte aq i bukur po të mos shahej kaq shumë. Ky shesh është i të gjithë shqiptarëve, i Amerikës, i Europës. Djali im Zaho e shumë fëmijë të tjerë të moshës së tij do ta shohin sheshin duke menduar mirë për ne. Është sheshi që përfaqëson në mënyrën më të mirë qytetin dhe Rilindjen Urbane, demokracinë që lidhet me qytetin, njeriun që jo thjeshtë si qenie që duhet të ushqehet, por njeriun me ndjenja, shoqërinë jo si tufë, por si bashkësi mendimesh. Shumë gjëra do zbulohen në këtë shesh,” tha ndër të tjera Rama



