Rama: Duhet grup pune për të shtuar shërbimet online. Sejko: Me e-albania do të jenë më të shpejta

Rama: Duhet grup pune për të shtuar shërbimet online. Sejko: Me e-albania do të jenë më të shpejta

Kryeministri Edi Rama takoi sot drejtuesit e bankave tregtare duke thënë se duhet të ngrihet grup pune në mënyrë që të shtohen shërbimet online.

Rama e vuri theksin te fakti se bankat kanë qenë të painteresuara që të investojnë në drejtim të shërbimeve online duke përfituar me qëllim nga këto pagesa të qytetarëve për shërbime të thjeshta.

Duhet të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion duke bërë secili pjesën e vet. Është momenti që të ngrihet një grup pune që ka filluar punën mes nesh dhe Bankës së Shqipërisë, jeni të mirëpritur që t'i bashkoheni me një figurë që është pjesë e këtij mentaliteti për të cilin po flasim dhe duhet të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumenta e të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht. Pastaj mbetet vetëm stresi ku ulen para jush dhe kërkojnë kredi që thonë njësoj si dhimbjet e lindjes në maternitet. Kjo është e juaja dhe është pushteti juaj mbi popullin", tha Rama.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se shërbimet do të jenë më të shpejta me platformën e-albania, ndaj është e rëndësishme që të ketë koordinim që sistemi bankar të arrijë në nivelin e atyre në shtetet më të zhvilluara.

Po diskutojmë për të harmonizuar përpjekjet e sistemit bankar me platformën e-albania në mënyrë që shërbimet të jenë sa më funksionale, të mos ketë mungesë koordinimi, pra të jetë sa më perfekt që shërbimet të jenë sa më të shpejta. Numri i pagesave elektronike është rritur. Do të vazhdojmë ta ndjekim intensivisht me grupin e punës dhe besoj që shumë shpejt, problemet i kemi të ezauruara. Nuk e shikoj si barrë, por si interes biznesi dhe për ju. Besoj që kostot duhen parë dhe në funksion të uljes së kostove. Është dhe një projektligj tjetër në studim që është ligji për llogaritë e pagesave për individë që nuk kanë të ardhura që të kenë një kartë pa pagesë. Nga ana ligjore, të gjithë hapat janë ndërmarrë, të harmonizojmë veprimet dhe të koordinohemi me e-albania që shërbimet të merren si në shtetet e tjera më të zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy