Tabaku: Ta bëjmë Shqipërinë vend të jetueshëm për rininë

Tabaku: Ta bëjmë Shqipërinë vend të jetueshëm për rininë

Kandidatja e PD-së për deputete, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me votues për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesja politike e degës 2, teksa theksoi se takimi me të rinjtë vijon çdo ditë, vuri në dukje bashkëpunimin me njëri-tjetrin për të sjellë fitoren e Partisë Demokratike.

Tabaku theksoi se Programi i Partisë Demokratike u jep zgjidhje çështjeve kryesore që shqetësojnë të rinjtë. Largimi i të rinjve, tha Tabaku, është thelbësore dhe duhet zgjidhur me urgjencë.

Unë kam 3 fëmijë të vegjël, kam dy vajza binjake që janë 3 vjeç e gjysmë dhe një djalë 1 vjeç e gjysmë dhe unë dua që ata të jetojnë këtu, nuk dua që të largohen. Unë dua që të kontribuoj në politikë dhe ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, për ju dhe për fëmijët tanë”, tha Tabaku.

Të rinjtë teksa diskutuan me zonjën Tabaku në lidhje me sistemin arsimor, të mesëm dhe të lartë, ajo siguroi se Partia Demokratike ka një plan të qartë për maturantët dhe studentët.

Nevojitet ngritja e një sistemi që ofron siguri për të vijuar shkollimin e mesëm mbi drejtimin që dëshiron të ndjekësh. Për ata që duan të studiojnë këtu në Shqipëri, tarifat janë shpeshherë të papërballueshme për familjet. Dhe ne kemi planifikuar për të gjitha familjet që janë me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja, tarifat do të subvencionohen dhe mbështeten nga shteti. Ndërkohë që sot është pandemi, studentët janë duke e paguar tarifën e Universitetit. Është e palogjikshme dhe e pakonceptueshme që të kërkohen pagesat për shkollën kur shkolla nuk është duke u zhvilluar”, pohoi demokratja.

25 prilli, tha Tabaku, nuk është një betejë për Bashën ose për Ramën, por është një betejë për të rinjtë, është një betejë për Europën, është një betejë që ju të keni mundësi për më shumë mundësi studimi, punësimi në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy