
Në vazhdën e takimeve të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme (22 qershor) në Zall Bastar.
Sipas Bashës, fermerët e Zall Bastarit në 7 vite qeverisje janë përballur vetëm me propagandë dhe janë në kushte mbijetese.
Ai shton se për ta dhe qytetarët e Shqipërisë, janë rritur taksat, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar.
"Pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë. Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar. Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim", tha ai.
Për Bashën, për PD-në bujqësia do të jetë prioritet duke mbështetur fermerë dhe ekonominë.
Kreu i PD-së theksoi se do të akomodohen 50 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
"Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje. Do t'i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet. Ne do të bëjmë gjithçka që t'i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t'i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar".



