Kuvend, LSI voton ligjet, por Kryemadhi s'ka besim: Nuk ke garanci nga këta

Kuvend, LSI voton ligjet, por Kryemadhi s'ka besim: Nuk ke garanci nga këta

Maxhoranca e majtë konfirmoi sot në Kuvend votat e domosdoshme për miratimin e 7 projektligjeve me shumicë të cilësuar, pjesë e paketës prej 27 ligjesh, që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan të 7 aktet ligjore. LSI i ka bashkuar votat me PS-­në për këto akte ligjore, por duket se mes dy forcave kryesore të maxhorancës ka shumë mosbesim.

Kjo gjë është shfaqur edhe gjatë kalimit të pr/ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”. Ndërsa është hedhur për votim Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka shfaqur rezerva pasi sipas tij, “një nen është i paplotë”.

Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste Vasilika Hysi e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë.

Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësinë. “Dakord, atëherë, merret e mirëqenë”, tha ai.

Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSI­së Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve.

“Thuaji ta vendosin, se nuk ka garanci me këta. Nuk ke garanci nga këta”, tha Kryemadhi, raporton “BalkanWeb”. Këtë mosbesim ajo e ka shprehur edhe për ligjin e arsimit të lartë ku tha se LSI propozoi disa akte nënligjore por që nuk janë miratuar ende. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy