Mesazhi i Metës nga burgu, Abilekaj: Sqarim i akuzave të bëra nga gjykata, duhet të presim dosjen e plotë

Mesazhi i Metës nga burgu, Abilekaj: Sqarim i akuzave të bëra nga gjykata, duhet të presim dosjen e plotë

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCNTV teksa ka komentuar reagimin e parë publik të Ilir Metës nga burgu u shpreh se nuk sheh asgjë të re përveç sqarimit të parave të shpenzuara në klinikat mjekësore. Ai tha se çështjet do zbulohen fakt pas fakti kur të zbulohet dhe dosja e plotë.

Është sqarim i gjithë akuzave që ka bërë gjykata përveç sqarimit të 15 mijë eurove që si ka deklaruar në klinikat mjekësore dhe fajëson Monika Kryemadhin.

Sa i përket çështjes CEZ DIA kjo është një gjë që mund të komentohet në mënyra të ndryshme sepse ne e dimë që Meta ishte shefi i Dritan Priftit dhe kemi parë dhe video që i kërkonte atij të fundit të bënte gjëra që i ishin kërkuar atij.

Këto çështje do zbulohen fakt pas fakti kur të zbulohet dhe dosja e plotë dhe besoj se detajet dhe akuzat janë të mbështetura në hetimet e tyre. Prandaj duhet pritur e gjithë dosja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy