Daci: Meloni ka vendosur të ndryshojë strukturën bazë të shtetit, po tenton një model Putinist

Daci: Meloni ka vendosur të ndryshojë strukturën bazë të shtetit, po tenton një model Putinist

Politologu Alban Daci në studione lajmeve në MCN Live ka komentuar për fitoren e kryeministres së parë grua në Itali Meloni, kuy u ndal te pikat e forta të fushatës së saj.

Daci tha se kjo fushatë sa i përket programeve ka qenë mediokër dhe është luajtur mbi sloganet populiste duke ngacmuar barkun dhe jo mendjen e italianëve. Sipas tij Meloni ka vendosur të ndryshojë strukturën bazë të shtetit, dhe po tenton të hedhë themelet e një modeli Putinist për të ardhmen, do ta kthejë në presidencializëm.

Meloni ka disa qëllime si të drejtat e njeriut dhe të modifikojë ligjin për abortin, që thotë se në rastet kur një nënë është e vetme dhe e braktisur të ketë të drejtën e saj të mos abortojë. Ka hapur një debat goxha të vështirë në Itali dhe shumica e ka interpretuar se ajo do të pengojë të drejtën e abortit. Ka disa qëndrime sa i përket familjes, ku sipas saj çdo fëmijë që lind në këtë botë ka nevojë për një nënë dhe baba, është kundër adoptimeve të fëmijëve nga bashkëshorte të të njëjtit seks, nuk miraton martesat me të njëjtin seks. Sipas saj familja po sulmohet sepse forca të errëta kanë për qëllim të dëmtojmë identitetin e një kombi. Ka dhe disa ide të tjera që do jenë të pamundura në realitetin politik italian. Por projektimi i Meloni po tenton të hedhë themelet e një modeli Putinist për të ardhmen e një shteti, do ta kthejë në presidencializëm. Pra presidenti i ardhshëm sipas Meloni të zgjidhet nga qytetarët dhe jo rajonet dhe parlamenti. Me këtë kuptojmë se nuk përjashtohet momenti që ajo të bëhet presidente dhe si qëllim të dytë të bëjë ndërhyrje për mandate si Erdogan dhe Putin. Por realiteti italian është realitet i tillë që shumica e popullsisë është e majtë. Popullsia është e majtë, dhe nëse u prek kushtetutën italianëve që në thelb është antifashiste, besoj se në çdo referendum, Meloni nuk do arrijë të bëjë ndryshime të tilla por do mbetet republikë parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy