Shkeljet e noterëve dhe kontratat/ Laçej: Jo çdo çështje në gjykatë është përgjegjësi e noterit

Shkeljet e noterëve dhe kontratat/ Laçej: Jo çdo çështje në gjykatë është përgjegjësi e noterit

Shkeljet e noterëve në hartimin e kontratave dhe ndikimi i tyre në sistemin ligjor kanë qenë në fokus të një deklarate të bërë nga Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, gjatë një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në MCN TV.

 

Laçej u ndal te rëndësia e respektimit të legjislacionit dhe etikës profesionale, duke theksuar se çdo devijim nga këto parime dëmton jo vetëm figurën e noterit, por edhe proceset integruese të vendit.

 

Jemi bërë anëtarë të Shoqatës së Regjistrit të Testamentit Europian, por kuptohet që çdo noter i cili kryen veprime që bien ndesh me legjislacionin apo etikën profesionale është një element që cenon në radhë të parë figurën dhe vizionin e notariatit, por edhe integrimin e vendit tonë në BE.

 

Duke komentuar rastet kur çështjet përfundojnë në gjykatë, Laçej sqaroi se përgjegjësia nuk bie gjithmonë mbi noterët.

 

Shpesh herë kjo nuk është si rezultat i punës së noterit, por palët janë ato që nuk ndihen mirë nga ajo që kanë shprehur dhe i drejtohen gjykatës. Në shumë raste nuk është puna e noterit që shkojnë palët në gjykatë, por janë vetë palët që e ndërmarrin këtë hap.

 

Ai vuri në dukje gjithashtu përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet shtetërore, si një faktor që ndihmon në uljen e konflikteve dhe problematikave në proceset noteriale.

 

Për marrëdhëniet pozitive që janë krijuar tashmë me Kadastrën dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, kjo është shumë pozitive sepse i jep mundësi noterit të shmangë përplasjet që më parë kanë ekzistuar, edhe për shkak të mungesës së regjistrimeve.

 

Ai pranoi se ka pasur raste konkrete të shkeljeve nga noterë të caktuar, por nënvizoi se janë marrë masa disiplinore nga organet përkatëse.

 

Ka noterë që kanë shkelur dhe bordi ka marrë masa për ta. Kryesorja është që marrëdhëniet e noterisë shqiptare të garantojnë një efikasitet në të gjithë veprimtarinë, që të mos ketë zgjatje të procedurave dhe garancia të jetë sa më e lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy