Pak para mbledhjes së grupit parlamentar, Basha takohet kokë më kokë me Berishë në zyrën e tij

Pak para mbledhjes së grupit parlamentar, Basha takohet kokë më kokë me Berishë në zyrën e tij

Vetëm pak minuta para mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD-së Lulzim Basha po vijon një takim me ish-kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Mbledhja e grupit parlamentar e thirrur në orën 18:30, nga kreu demokrat, ka nisur si fillim me një bisedë kokë më kokë mes Bashës dhe liderit historik të PD Sali Berisha.

Kjo mbledhje vjen në një situatë jo të qetë brenda PD-së, nëse kemi parasysh qëndrimet kritike të një ditë me parë të Majlinda Bregut, Jozefina Topallit dhe Eduart Selamit.

Nuk dihet se çfarë do të vendoset në këtë mbledhje, ndërkohë që kryetari Basha pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama me ndërmjetësimin e Bujar Nishanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy