Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se ditën e djeshme, Presidenti Begaj me shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë shkeli Kushtetutën.
Sipas Kalemajt, veprimi i Begajt duhet t’i ngrinte të gjithë në këmbë dhe jo vetëm konstitucionalistët dhe juristët.
Gjykata Kushtetuese regjistron një rast, kërkon kohën e saj që të paktën është 1 muaj.
Presidenti i Republikës, as një noter buzë Lanës nuk do e bënte këtë brenda 24 orëve noterizon vullnetin politik të kryeministrit dhe paralajmëron zgjedhje në 9 nëntor, në afatin më minimal të mundshëm për t’i mos i dhënë kohë opozitës për t’u përgatitur për të dalë në zgjedhje.
Presidenti i Republikës, injoronin Gjykatën Kushtetuese, pushtetin e tretë dhe shkel me të dyja këmbët Kushtetuese. Ky akt duhet të ngrinte të madh e të vogël në këmbë.
Kemi të bëjmë me shkrirje të ndarjes së pushteteve.



