Kryemadhi: SPAK provoi sot se kisha të drejtë, por duhet të punojë pa u ndikuar nga urdhrat e partisë  

Kryemadhi: SPAK provoi sot se kisha të drejtë, por duhet të punojë pa u ndikuar nga urdhrat e partisë  

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thotë se urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK provojnë se faktet që ajo ka depozituar para disa muajsh në institucionin e akuzës janë të të pamohueshme. Megjithatë, sipas Kryemadhit, SPAK duhet të arrijë te kokat e vërteta të aferës dhe të mos ndërmarrë sulme me porosi të partisë në pushtet.

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njëjti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t'i kthehen shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy