Berisha: Përgatisim mjekë për emigracion, është një dramë e vërtetë!

Berisha: Përgatisim mjekë për emigracion, është një dramë e vërtetë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me mjekët ka ngritur disa nga problematikat me të cilat po përballet sistemi shëndetësor.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se mjekët po detyrohen të emigrojnë jashtë vendit, pasi qeveria mban një qëndron përçmues ndaj tyre.

Sali Berisha: Nëse do pyeteshim të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion, e dyta është ne përgatisim mjekë për emigracion. Ndërkohë që në këtë shërbim padiskutim të një rëndësie jetike për çdo shoqëri, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Unë do ndalem në shkakun e tyre. Pse kjo dramë e vërtetë në sistemin tonë? Sepse ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues, mosvlerësues. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Cili është ndryshimi? Me borxhin që ka marrë kjo qeveri rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe 4 herë dhe të infermierëve me radhë, por kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy