Çupi: Protesta e PD nuk krijoi frymë, Berisha është bërë më agresiv por ka më pak mundësi (VIDEO)

Çupi: Protesta e PD nuk krijoi frymë, Berisha është bërë më agresiv por ka më pak mundësi (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi për protestat e Partisë Demokratike, teksa e fundit është paralajmëruar të shtunën, thotë se Sali Berisha shihet se është në nxitim dhe se po i ikën jeta pa e parë atë që do.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se protesta e kaluar nuk krijoi frymë, pasi nëse do e kishte krijuar diçka të tillë do ishte shkuar në revolucion dhe kryengritje.

 

Ai u shpreh se opozita është një organizatë që në një pozicion tjetër gjeografik do ishte shpallur Hamas, organizatë terroriste.

 

Çupi shtoi se opozita bëhet e frikshme pasi ka një origjinë dhune dhe se Sali Berisha është njeriu më i dhunshëm që ka krijuar Shqipëria, dhe se tani është më agresiv, por me më pak mundësi.

 

Berisha e quan kryengritje të armatosur. Fjala kryengritje duket pak e ekzagjeruar, se është thjesht një dëshirë që të jetë kryengritje. Kryengritja ka disa efekte dhe rezultate, të përmbys me dhunë rendin kushtetues. Nuk ndodhi gjë. 

 

Megjithëse u plagosën ca njerëz, u trishtuan ca të tjerë. Por nëse ishte kryengritje e armatosur, nuk ka pse të bëhet një tjetër. Se mjafton një që rrëzon qeverinë, ndërton qeveri ushtarake. Do të thotë që nuk është as kështu. Kjo që ndodhi të premten e kaluar përmbysi një frymë, nuk krijon frymë. Se nëse do krijonte frymë do shkonim në revolucion, në kryengritje

 

Kryengritjet, luftërat, betejat, bëhen kur ka një frymë, një popull që do ta bëjë. Me 12% të mbështetjes nuk mund të bësh revolucion! Si do e mbysësh atë 88% tjetër. Policia është një element i dhunuar. Për mua opozita është një organizatë që në një pozicion tjetër gjeografik do ishte shpallur Hamas, organizatë terroriste. Prodhon armë, tenton të vrasë njerëz, lëshon parulla frikësuese.

 

Kjo opozitë bëhet e frikshme se ka një origjinë dhune. Sali Berisha është njeriu më i dhunshëm që ka krijuar Shqipëria, krahasuar edhe me banditët e Mesjetës. Berisha tani është më agresiv, por me më pak mundësi. Unë e shoh në nxitim, për diçka po nxitohet. 

 

Po i ikën jeta pa e parë atë që do, pa e parë në flakë të tërën. Ai po i thotë drejtësisë që nëse mua dhe familjen time më prek, unë të djeg. Protestuesit duhet të provonin se çfarë është burgu i shtëpisë, duhet të liheshin në arrest shtëpie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy