Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë Berishën/ Braho: Deklarata politike, të patolerueshme

Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë Berishën/ Braho: Deklarata politike, të patolerueshme

Avokati Ledio Braho i konsideroi si politike thirrjet e bëra nga kryeministri Rama për SPAK-un në Kongresin e PS-së.

Braho tha se në çdo vend të botës është e patolerueshme që nga një kongres partie të vijnë deklarata të tilla, që ulin besimin e publikut te drejtësia.

Në çdo vend tjetër të botës është e patolerueshme që nga një kongres partie të bëhen deklarata të tilla. Të gjitha këto janë iniciativa ligjvënëse të nxitura nga kjo parti. Thirrjet që bëhen tani janë thirrje politike, që t’i jepet mesazhi publikut që PS është pro reformës në drejtësi. Pjesa më anormale është thirrja që i bëhet SPAK-ut për të hetuar persona të ndryshëm, me emër apo pa emër. Nuk më duket normale në një vend ku pushtetet janë të pavarura të bëhen të tilla thirrje. Këto deklarata publike ulin besimin e publikut te reforma në drejtësi. SPAK-u ka treguar një lloj pavarësie, që duhet të thellohet më tej. Nuk besoj se SPAK pret thirrje nga kryeministri për të nisur hetime për afera të tilla (për Sali Berishën). Të gjitha deklaratat janë politike që bëhen me qëllim për t’i treguar publikut që e kemi seriozisht luftën, por ndërkohë jepet perceptimi i kundërt. Rama e ka mundësinë që të dërgojë këdo procedurialisht, të bëjë kallëzime penale në SPAK, nuk ka përse të dërgojë njeri prej veshi. Janë deklarata politike për t’i treguar qytetarëve që s’do marrë në mbrojtje askënd”.

Braho theksoi po ashtu se shkarkimi nga Vetingu, s’mund të shërbejë si provë për të proceduar penalisht gjyqtarë të caktuar, apo për t’u sekuestruar atyre pronat. Ndërsa komentoi zhvillimet e fundit në PD, Braho tha se nuk ka vend që çështja të zgjidhet me artifica ligjore, por duhet një marrëveshje dhe bashkim politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy