Takimi me studentët e UBT, reagon Rama: Askush nuk tradhtoi askënd

Takimi me studentët e UBT, reagon Rama: Askush nuk tradhtoi askënd

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës për të dialoguar me studentët lidhur me 8 kërkesat që ata kanë shtruar. Kreu i qeverisë e vlerësoi dialogun me pedagogë dhe studentët e Universitetit dhe në një postim në "Twitter" tha se askush nuk tradhëtoi askënd.

"Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam.Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve", shkruan Rama.

Edirama-twitter

Ndërkohë pas Rama ka publikuar në faqen e tij në "Instagram" një nga posterat e studenteve në protestë, ku kërkojnë që të mos afrohen në protestë, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Rama me ironi ka kërkuar nga studentët nëse janë dakord me të që ta votojnë atë si meme më të bukur të muajit.

Komplimenta autorëve! A e votoni edhe ju si MEME OF THE MONTH”, shkruan Rama në Instagram.

Edi rama meme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy