Berisha: GDP e shëndetësisë do bëhet 3 për qind që vitin e parë. Do krijojmë sigurimet private për të nxitur garën

Berisha: GDP e shëndetësisë do bëhet 3 për qind që vitin e parë. Do krijojmë sigurimet private për të nxitur garën

Kreu i PD Sali Berisha premtoi sot që me ardhjen në pushtet GDP-ja për Shëndetësinë do të bëhet 3 për qind vitin e parë, dhe brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim.

Po ashtu ai u zotua për krijimin e sigurimeve private për të nxitur garën. 

Ministria e Shëndetësisë duhet të riorganizohet tërësisht. Është e domosdoshme një riorganizim i plotë i atij institucioni. Nuk ka pse të ketë ajo sektorë të tjerë, por të bëjë gjithçka me njerëz të zotë për rikthimin e këtij sistemi në standardet tashmë të OBSH-së, të BE, të rajonit. Sot, 2.1 për qind e GDP-së shkon për shëndetësinë. Do rritet që vitin e parë në 3 për qind, me synimin e prerë që brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim. Ka një institut të sigurimeve shëndetësore. Do i jepet pavarësi nga parlamenti. Do funksionojë si institucion i pavarur. Por, ligji që 3 muajt e parë do parashikojë krijimin e sigurimeve private, për qëllimin e vetëm për të nxitur garën. Nuk rrihet me monopol. Se ky monopol krijon shumë probleme dhe e nxjerr jashtë kontrolli”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy