Duke folur mbi turin e Ramës, gazetari Denis Dyrnjaja tha në MCN Live se do ishte mirë të kishte një rifreskim total të kabinetit, me përjashtime të vogla. Dyrnjaja tha se opozita duhet t’i mëshojë me çdo kusht së pari listave të hapura. Duke u ndalur te arrestimet e fundit, Dyrnjaja tha se peshqit e mëdhenj nuk janë sekretarët që vihen në pranga.
Rama është besoj koshient që mbingarkesa e kaq shumë kohshme e pushtetit i ka sjellë kosto, sepse e di shumë mirë që poshtë drejtorët bëjnë teka, bëjnë karshillëk më shumë se ministrat e kabinetit. Sa më larg Tiranës të jesh aq më shumë rëndohesh, sa më larg Kryeministrisë, aq më i rëndë je. Rama ka prodhuar sloganin ‘hallin s’ta mbaroj por ta qaj’. Të paktën u thotë pritini njerëzit, dëgjojini njerëzit. Ky quhet marifet në gjuhën popullore. Rama përdor një marifet për t’i dëgjuar njerëzit.
Rama e ka si direktivë këtë që ‘pritni njerëzit dhe dëgjojini se hallin ndoshta s’ia mbaroni, qoftë për arsye objektive, apo subjektive. Edha Rama s’ka ca bën, do e ndajë pushtetin me këta që ka, që mund të jenë edhe delirantë, të paaftë dhe të korruptuar. Do përpiqet të tërheqë litarët sa më shumë dhe të mbajë në frena njerëzit që abuzojnë me pushtetin.
Prandaj nevojitet rotacioni i pushtetit që të marrin fund këto degradimet, delirimet, arroganca, prepotenca e drejtorëve, ministrave, zv.ministrave. Prandaj nevojitet ajrosje e kënetës së pushtetit. Ne presim që rotacioni që duhet të vijë si cikël normal politik opozitë-mazhorancë, e presim nga cikli i brendshëm. Rama do bëjë retushim dhe kozmetikë ministrore në qeveri dhe bën mirë që ta bëjë... Do ishte mirë që gjithë kabineti qeveritar, me përjashtime të vogla, të kishte një rifreskim total. Rama e ka për natyrë qarkullimin e njerëzve brenda partisë. Mirë do ishte që njerëzit që kanë vite në pushtet të qarkullojnë.
Opozita duhet t’i mëshojë me çdo kusht së pari listave të hapura totale. Kur ishte vet z.Basha nuk e bëri, ishte kundër se do t’i vendoste vetë emrat. Ai është mashtrues kalibri! Ose do kthehemi te sistemi mazhoritar me korrektim proporcional ose proporcional kombëtarë, që njerëzit të zgjedhin mes emrave konkretë, sepse edhe vota është më e vështirë për t’u blerë. Rritet konkurrenca, rritet niveli i përfaqësimit në Parlament dhe autonomia e deputetit ndaj urdhrit politik. Opozita prandaj ka humbur rrugën sepse nuk di çfarë duhet të kërkojë për veten e saj. Unë nuk e di ku është Ilir Meta sot. Pas zgjedhjeve, heshtje totale. Duhet me çdo kusht t’i hiqen disa kompetenca kryeministrit. Sepse kemi kaluar në Republikë Kryeministrore. Çfarëdo të propozojë Basha, është një dështak i certifikuar, edhe me noteri. Nuk i krijon asnjë lloj rrezonimi politikës shqiptare. Më agresiv dhe i kthjellët është Gaz Bardhi se Luzlim Basha. Lulzim Basha ka vetëm flokët e krehura bukur, buzëqesh.
Dyrnjaja tha se ka diçka që nuk shkon që arrestimet mësohen nga televizioni, ku sipas tij “ose Rama është zëdhënësi i SPAK, ose SPAK jep llogari te Rama edhe bën kot sikur është SPAK”.
Ata që arrestohen i marrim vesh nga TV, këtu ka diçka që nuk shkon, ose Rama është zëdhënësi i SPAK, ose SPAK jep llogari te Rama edhe bën kot sikur është SPAK. Kemi nga 2016 deri në 2023, peshqit e mëdhenj, peshqit e mëdhenj. Kush janë peshqit e mëdhenj? Sekretarët! Peshqit e mëdhenj janë duke shkuar te Kryeministria për mbledhje i vendosen prangat atje për tenderin X, prokurimin X. Kapin sekretarë dhe i lirojnë pas 2-3 muajsh. Po i bëjmë të gjithë nga 10 milionë euro dhe e bëjmë të gjithë burgun me qejf! Ky është model i shëmtuar. Individi korrupton sistemin. Çdo sistem që të kesh, nëse nuk është mendësia e duhur, degjeneron”.



