Partia Demokratike vazhdon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, se mban ende në detyrë kryebashkiakun Elvis Rroshin, edhe spe ai është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalzimit. Në një dalje për mediat depueteti demokrat Eduar Halimi duke iu referuar një njoftimi të bashkisë së Kavajës për festivalin e 16 të fëmijëve në qytet, theksoi se kryeministri duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika. Ish-ministri i Drejtësisë Halimi tha se kryeministri dhe bandat e tij refuzojnë ligjin dhe kushtetutën.
"KQZ kërkoi t’i hiqte mandatin, ta shkarkonte, Edi Rama duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ky person është përsëri në krye të bashkisë, ai person kujdeset personalisht për të organizuar festivalin fëmijëve. Ja ku kemi arritur. Këtu nuk ka ligj, këtu nuk ka Kushtetutë, këtu nuk ka legjislacion të zbatueshëm sepse nuk do një njeri, nuk do Edi Rama", deklaroi Halimi.
E vetmja zgjidhje për ti larguar këtë qeveri të lidhur me krimin, sipas deputetit Eduard Halimi, është që qytetarët të dalin në protestë më 18 shkurt.



