
Lulzim Basha duket se i injoroi sërish thirrjet dhe afatet e deputetëve të tij për dorëheqje, duke artikuluar të njëjtin reagim, se është gati të bëjë gjithçka për demokratët.
Në kohën kur Bashës i kërkohet zgjidhja, ky i fundit duket se po I beson rolit negociues të ish-eurodeputetit Elmar Brok, i cili ndodhet në kryeqytet që prej të mërkurës, duke zhvilluar takime me palët për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike



