Kryeministri Rama u ndal dje në Fier ku prezantoi projektbuxhetin e vitit që vjen. Ai u ndal gjatë te reforma në drejtësi dhe arrestimet e SPAK duke përcjellë edhe një mesazh për zyrtarët që sipas tij do të kenë kurajën të rrinë në Shqipëri.
Ndryshe nga sa ka deklaruar më herët se reforma në drejtësi është në dorën e ndërkombëtarëve, ai tha se reformën po e udhëheq maxhoranca socialiste.



