
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Forumin e Prespës, pjesë e të cilit ishte edhe kryeministri Rama i cili ndër të tjera foli edhe për mos hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë.
Me anë të një postimi në Twitter, Basha ka reaguar ndaj fjalës së Ramës, i cili shkruan se autokratët e korruptuar, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja.
Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar. Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.



