Fredi Beleri humbi të drejtën për tu betuar në bashkinë e Huimarës. Lidhur me këtë avokati Kujtim Cakrani në studion e lajmeve në MCN Live u shpreh se prokuroria duhet ti jepte ëleje sepse nuk ka një ligj qe ta ndalkoj nga kjo e drejtë. Ai tha se derisa të paraqitet kryetari bashkia do të drejtohet nga dy nënkryetarët. Sipas tij Belerit nuk po i jepet mandati dhe se nuk pritet të ketë zgjedhje deri në përfundim të procesit. “Në rastin E Belerit nuk ka ndalim kushtetues për të mos e lejuar të bëj betimin. Prokuroria siç jep leje të shkosh në banesë dhe për një fatkeqësi familjare ashtu duhet të jepte leje qoftë dhe dy orë dhe sot për të bërë konstituimin. Pas kësaj derisa të paraqitet kryetari e marrin drejtimin e bashkisë dy nënkryetarët që do drejtojnë bashkinë deri në momentin që do të ketë një vendim përfundimtar të Belerit. Nuk mund ta mbash bashkinë me kryetarin aktual kur fitues është dikush tjetër. Në atë bashki do të bëhen zgjedhjet, por nëse ai del i pafajshëm nesër ti i ke hequr një të drejtën, prandaj aty s’mund të ketë zgjedhje pa përfunduar procesi për Belerin. Ai thjesht akuzohet, është në hetim por nesër mund të dalë i pafajshëm prandaj nuk ka arsye pse ata pengojnë që Beleri të shkojë të bëjë betimin”.



