Zgjedhjet e pjesshme vendore mbahen edhe në bashkinë e Rrogozhinës.Të drejtën e votës në këtë bashki dhe njësitë administrative Kryevidh Sinaballaj, Lekaj dhe Gosë e kanë rreth 32 mijë qytetarë ndërsa në zgjedhjet e fundit kanë votuar 10 mijë qytetar.
Në këtë bashki gjenden 53 qendra votimi ndërsa në njërën prej tyre do të votojnë të burgosurit. Gara në Rrogozhine është mes kandidatit të PS Edison Memolla, i cili prej dy vitesh mban postin e kryetarit të bashkisë në këtë qytet pas vdekjes se kryetarit Haxhi Memolla, xhaxhait te tij.
Ndërkohë Partia Demokratike e Lulzim Bashës përfaqësohet nga biznesmeni Ferdinand Saraçi dhe Shtëpia e Lirisë nga mjeku veteriner Hekuran Xhani, një ndër themeluesit e PD në Rrogozhinë.
I pari nga kandidatët që ka votuar sot ka qenë Ferdinand Saraçi i cili në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve te votojnë për ndryshimin dhe për te mirën e Bashkisë Rrogozhinë.
Pjesëmarrjen e ulët Saraçi e lidh me motin i cili është i pa qëndrueshëm, por shpreson që me kalimin e orëve qytetarët do të vijnë në qendrat e votimit për të votuar.



