“Fokusi te procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ministri Hasani zbardh detaje nga takimi me homologët e tij

“Fokusi te procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ministri Hasani zbardh detaje nga takimi me homologët e tij

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar takime me homologë në Mynih, gjatë zhvillimeve të punimeve për Konferencën e Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se fokus i bisedimeve ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, sipas krydiplomatit shqiptar, u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schwarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Elmedin Konaković, Eric Beißwenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.

Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy