
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilën rrëzoi kërkesën e kësaj partie për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e çështjes Becchetti.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twiteer, bardhi shkruan se banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro provon se kjo çështje ka nevojë urgjente të hetohet.
Ai shkruan se asnjë arsye nuk duhet ta pengojë opozitën t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ndien keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.
Reagimi i plotë: Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!
Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.



