Grupi socialistë në komisionin hetimor ndaj çështjes “Tahiri”, ka denoncuar kryetarin e këtij komisioni Edi Paloka se nuk firmos kërkesat për informacion ndaj grupi të PS.
“Kerkesat tona drejtuar institucioneve te ndryshme lidhur me te dhena per komisionin hetimor, nuk jane nenshkruar nga Paloka duke sjelle per pasoje se pari, mospercjelljen e tyre ne kohe. Pengimi i antareve te mazhorances se ketij komisioni, per te kerkuar te dhena apo informacione te ndryshme, nga opozita, vecse nje perpjekje e deshtuar dhe ne flagrance me ligjin per komisionet hetimore, eshte shprehje e qarte e frikes se cfare mund te zbuloje ky komision per ish qeverisjen e Partise Demokratike dhe perfaqesuesit e saj me te larte shteterore, qe lejuan qe kultivimi dhe trafiku i droges te shtrihej gjithandej duke u ngritur ne sistem, fale mosveprimit dhe bashkepunimit haptazi te tyre me grupe ose individe kriminale”, thuhet në reagimin e tyre për Tema Tv ndaj kreytarit të komisionit.
Sipas tyre kjo është e paprecedent, dhe është hera e pare ne fakt, qe pikerisht forca politike ne parlament qe kerkon komision hetimor, pengon punen e tij, nga frika se çfare mund te prodhoje ky komision.
Në këtë reagim thuhet se do të perdoren të gjithe mekanizmat ligjore dhe parlamentare, jo thjesht per te mos lejuar shfrytezimin abuziv te drejtimit te ketij komisioni nga opozita , apo bllokimin e punes se tij, por per te zbuluar ne syte e publikut edhe me fakte shkresore, te verteten qe ne kemi paralajmeruar publikisht te vertete qe PD po kerkon t'i fshihet me lloj soj artificash.



