PD i bashkohet Metës: Gjonaj veproi si sekretare e Dvoranit

PD i bashkohet Metës: Gjonaj veproi si sekretare e Dvoranit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Meta, i cili kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe tha se ndaj saj do të depozitohet në SPAK një padi për shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Gjonaj duhet të japë shpjegime pse “veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës.

Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy