“Afera e inceneratorëve ka emër, firmë dhe vulë”/ Kryemadhi publikon dokumentet

“Afera e inceneratorëve ka emër, firmë dhe vulë”/ Kryemadhi publikon dokumentet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon të denoncojë aferën e inceneratorëve në vend. Këtë të shtunë, ajo ka publikuar disa dokumente që, sipas saj, vërtetojnë se funksionarë të lartë shtetërorë duke nisur nga kryeministri Rama dhe deri tek ish-ministri Lefter Koka kanë firmosur për të ashtëquajturën afera e inceneratorëve.

Kryetarja e LSI-së thotë se përgjegjegjësia për këtë aferë ka emër, fytyrë, firmë dhe vulë. Ndërkohë ajo iu bën thirrje prokurorëve të SPAK, që të hetojnë në zbardhje të së vërtetës së inceneratorëve, pavarësisht presionit me të cilën ata po përballen për të mos vepruar.

Deklarata e Monika Kryemadhit:

Inceneratorët që u nisën për të djegur mbetjet urbane, do djegin mbetjet politike në krye të Rilindjes! Përgjegjësia penale për inceneratorët ka fytyrë, emër, firmë dhe vulë! Çdo ditë që kalon po shohim sesi presioni mbi prokurorët e SPAK po shtohet, ndaj do vijojmë të zbardhim çdo përgjegjës, me prova e fakte ku rezulton se janë konsumuar vepra penale, me qëllim që nesër të mos ketë askush dyshim, se e vërteta ishte e pamundur për t’u zbuluar. Ftoj edhe njëherë prokurorët e SPAK, që të hetojnë thellësisht në zbardhje të së vërtetës, si dhe publikun të shikojë dokumentat që kanë firmosur zyrtarët e shtetit të tyre.

Po evidentoj sot para jush përgjegjësinë e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, ish Ministrit Koka, në miratimin e një koncesioni të paligjshëm, duke shkelur çdo parashikim të ligjit.

Shikoni sesi, zoti Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht Ministrin Koka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur “negocim pa shpallje” për inceneratorin e Elbasanit, NUK PARASHIKOHET në legjislacionin e koncesioneve.

Sekretari i Përgjithshëm, Agaçi, i cili është personi përgjegjës në bazë të ligjit 9000/2003 “Për Organizimin dhe funksioninim e KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, për organizimin e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, si dhe është personi përgjegjës për verifikimin e përputhshmërisë ligjore të akteve që futen për miratim në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ME VETËDIJE KA VAZHDUAR PROCEDUREN E MIRATIMIT TË VKM PËR FINANCIMIN E NJË KONTRATE TË PALIGJSHME, edhe pas njoftimit nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK. Mjafton ky fakt për të kuptuar se këta nuk pyesin as ligjin dhe as agjensitë e tyre kur bëhet fjalë për të vjedhur shqiptarët.

Këshilli i Ministrave financon me VKM, një kontratë që rrjedh nga një procedurë e paligjshme (sipas ligjit 125/2013 dhe shkresës së APP). Dhe nuk ndalemi këtu. Është vetë kupola që kujdeset për lejen e ndërtimit, po po, ai i gjati që nuk firmos kurrë, ai që të gjithë ja punojnë pas krahëve. Është ai që këtë herë nuk ka alibi, pasi me firmë dhe vulë të tij ka firmosur leje ndërtimi për një procedurë të paligjshme. Faktet janë, le të inkurajojmë të gjithë drejtësinë e re, që t’i shohë siç duhet dhe të veprojë siç ja parashikon ligji!

May be an image of text that says "REPUBLIKA SHQIPERISE MINISTRIA MJEDISIT MINISTRI Nr. 10965 prot. Pèr: Tiranë, mẽ 2014 z. Eduard ΑΗΜΕΤΙ DREJTOR PERGJITHSHEM AGJENSISẼ SE PROKURIMIT PUBLIK Lënda: Dërgohet projektvendim pèr mendim TIRANE Inderuar ZAhmeti, dërgojmë per mendim projektvendimin projektvendimin Pèr percaktimin procedurës me negocim "Pèr dhënien me koncesion/PPP ndërtimit administrimit impiantit trajtimit tẽ mbetjeve urbane tẽ Qarkut pèr Bashkelidhur gjeni: -projektvendimin; -relacionin shoqèrues. Duke falenderuar per bashkepunimin. LEFTER KoKa Konc. A.Thoma Miratoi: .Ballgjini Konfirmoi: MINISTER"

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy